Ballina Europë Kërcënim nga klanet mafioze? Gjyqtarja në Itali gjen para shtëpisë një kokë...

Kërcënim nga klanet mafioze? Gjyqtarja në Itali gjen para shtëpisë një kokë dhie të përgjakur

36
0

Një kokë dhie e përgjakur me një teh të ngulur në të u gjet para derës së shtëpisë së Maria Francesca Mariano, gjyqtare e antimafias në Leçe të Italisë natën mes së enjtes dhe të premtes.

Nga autoritetet është cilësuar një kërcënim mafioz drejtuar gjyqtares, e cila tashmë prej disa muajsh është nën mbrojtje pasi kishte marrë disa letra kërcënuese.

Kërcënimet ndaj Maria Francesca Mariano –  letra frikësuese të shkruara dhe të dorëzuara me dorë filluan pas hetimeve antimafia që çuan në arrestimin e 22 personave që konsideroheshin se i përkisnin klanit Lamendola-Cantanna të lidhur me Sacra Corona Unita më 17 korrik.

Mariano, gjyqtare për hetimet paraprake, ka firmosur urdhrat e masës së sigurimit. Bashkë me të nën mbrojtjen e policisë është edhe prokurorja përgjegjëse për atë hetim, Carmen Ruggiero.