Ballina Rajoni Mediet serbe në shënjestër gazetën malazeze dhe presidentin Milatoviç – për fajësimin...

Mediet serbe në shënjestër gazetën malazeze dhe presidentin Milatoviç – për fajësimin e Vuçiçit se nuk pranon Kosovën

66
0

Sipas “Pink”, njerëzit e presidentit malazez Milatoviç dhe ai vetë janë urrejtës së serbëve që vazhdimisht godasin ndaj presidentit të Serbisë Vuçiç, me shprehjet se “Ai është fajtor për të gjitha – sepse nuk pranon Kosovën dhe nuk do anëtarësim në NATO”.

Gazeta malazez “Pobjeda” sic shkruan “Pink”, që kontrollohet nga presidenti malazez Jakov Milatoviç, janë përpjekur që përmes një teksti skandaloz të kontestojnë rezultatet e punës së qeverisë dhe presidentit të Serbisë, Vuçiç.

Sipas këtij mediumi, “gazeta që u dëshmua se nuk përballon dot asgjë që ka të bëjë me Serbinë dhe këtë vazhdon ta dëshmojë nga dita në ditë, kësaj radhe me ndihmën e urrejtësit të vjetër të serbëve Ivan Videnoviç, të cilin e kishin bashkëbisedues, ka shkruar se Vuçiç është fajtor kryesor për situatën në rajon”.

Sipas konstatimeve të tyre, Vuçiç është fajtor se nuk po pranon pavarësinë e Kosovës, nuk do anëtarësimin e Serbisë në NATO dhe nuk do vendosjen e sanksioneve Rusisë.

Të gjitha dhe konstatime të këtilla lidhur me situatën janë shkruar në artikullin me titullin “Vuçiç gur në qafën e Serbisë”, ku thuhen edhe gjëra tjera për situatën në rajon edhe Serbi.

“Pink” konstaton se të gjithë e kanë të qartë se po ju pengon Vuçiç që ishte ndër më meritorët që Serbia po ec përpara krahas të gjitha vështirësive të botës moderne.