Ballina Kronika Plas sherri brenda familjes/ 57-vjeçarja nga Ballshi dhunon kunatin, dyshohet se…

Plas sherri brenda familjes/ 57-vjeçarja nga Ballshi dhunon kunatin, dyshohet se…

48
0

Policia e Mallakastrës ka nisur hetimet për një 57-vjeçare, e cila akuzohet për dhunë.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasja M. F., 57 vjeç, banuese në Ballsh, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta vëllain e burrit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.