Ballina Sport Po bëhej gati të futej në fushën e lojës, ish-futbollisti i Partizanit...

Po bëhej gati të futej në fushën e lojës, ish-futbollisti i Partizanit arrestohet në Kosovë

66
0

Ish-sulmuesi i Partizanit, Theophilus Solomon është vendosur në prangat e policisë së Kosovës. Tanimë pjesë e Dukagjinit të Klinës në Kosovë, nigeriani po bëhej gati të luante sot në duelin e Kupës, kur u arrestua nga policia.

“Mund t’ju konfirmoj se një person, shtetas i huaj, i kërkuar nga INTERPOL, konkretisht nga Republika e Shqipërisë, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për procedura të metejme sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, deklaroi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha për Sinjalin.

Theophilus Solomon në shkurtin e 2021 dhunoi të dashurën kur ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, teksa pati probleme me drejtësinë dhe u lirua me kusht. Futbollisti ishte i detyruar që të paraqitej në policinë e Kosovës çdo tre muaj, gjë që duket se nuk e kishte bërë.