Rikthehet në funksionalitet faqja zyrtare e INSTAT-it. Grupi i hakerave iraniane ‘Homeland Justice’ sulmoi faqen e Institutit Shqiptar të Statistikave më 31 janar, duke bërë që të dilte jashtë shërbimit.
Në reagimin zyrtar të INSTAT bëhej e ditur se nga sulmi nuk ishin prekur të dhënat e Censit dhe se po punohej intensivisht për të minimizuar dëmet e mundshme nga sulmi.
REAGIMI I INSTAT PËR SULMIN
INSTAT informon opinionin publik se në datën 31 janar 2024, sistemet e saj informatike kanë qenë objekt i një sulmi kibernetik të sofistikuar. INSTAT ka reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm për të parandaluar dhe minimizuar dëmet e mundshme nga sulmi. INSTAT ka ndërprerë menjëherë lidhjet e internetit dhe ka aktivizuar protokollet e emergjencës për të siguruar mbrojtjen e të dhënave dhe informacioneve statistikore.
Aktualisht, nga ekzaminimet e para të kryer nga ekspertët e Teknologjisë së Informacionit, disa nga sistemet e INSTAT janë ndikuar nga sulmi. Përgjigja e menjëhershme e INSTAT përfshin ndihmën e ekspertëve kombëtarë të sigurisë kibernetike, të cilët po bashkojnë burimet e tyre për të kryer një hetim të hollësishëm mbi këtë sulm. Objektivat kryesore përfshijnë përcaktimin e shkaqeve themelore të sulmit,
vlerësimin e shtrirjes së dëmit dhe hartimin e zgjidhjeve efektive për të zbutur rreziqet e ardhshme.