Ballina Aktualitet Të dehur dhe me shpejtësi/ Policia ‘bën kërdinë’, rreth 10 mijë gjoba...

Të dehur dhe me shpejtësi/ Policia ‘bën kërdinë’, rreth 10 mijë gjoba në një javë për shoferët e pabindur

105
0

Gajtë javës që lamë, policia rrugore ka vendosur rreth 10 mijë gjoba për të gjtihë drejtuesit e mjeteve të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia rrugore ka bërë bilancin gjatë javës lidhur me drejtuesit e mjeteve të cilët kanë qenë të pabindur në respektimin e rregullave.

19 shoferë janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, drejtim automjeti në efektin e lëndëve narkotike si dhe për korrupsion aktiv.

9657 drejtues mjetesh janë gjobitur për shkelje të ndryshme, si përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve, parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe qëndrim të gabuar.