Ballina Rajoni E pazakontë/ Hajdutët hyjnë në banesën e muzikantit! Jo vetëm e grabisin,...

E pazakontë/ Hajdutët hyjnë në banesën e muzikantit! Jo vetëm e grabisin, por i përdorin tualetin për t’u rruar dhe bërë dush!

95
0

Një muzikant është tronditur kur është kthyer në shtëpinë e tij në Petralonë të Greqisë, teksa zbuloi se e kishin grabitur.

Por, ai u shokua akoma më shumë kur zbuloi se hajdutët nuk i kishin përmbysur vetëm sirtarët dhe i kishin hedhur rrobat në dysheme.

Teksa u fut në tualet zbuloi se kishin qëndruar për një kohë të gjatë brenda pasi ishin rruar dhe larë, përpara se të largoheshin.

Ndërkohë ata s’kishin pastruar asgjë, duke lënë aty gjithçka.

“Ju hajdutët rruheni dhe laheni në shtëpinë tuaj?” shkroi muzikanti në TikTok.

Sipas postimit të tij në rrjetet sociale, ndër të tjera, grabitësit i kanë marrë disa pajisje që ai përdor për muzikë me vlerë qindra euro.