Ballina Kosovë Gazetari: Naim Murseli u porosit nga dikush tjetër për vrasjen e Liridonës,...

Gazetari: Naim Murseli u porosit nga dikush tjetër për vrasjen e Liridonës, ajo dinte…

109
0

Naim Murseli është porositur nga dikush tjetër për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, kështu mendon gazetari Igli Çelmeta.

Ai deklaratën e bëri në emisionin “Shqipëria Live” teksa tha se Liridona nuk duhet të dëshmonte për sekretet e një aktiviteti të paligjshëm që ajo dinte.

Sipas tij, dikush tjetër ka porositur Murselin të vrasë bashkëshorten e tij, dhe ky i fundit ka porositur më pas Granit Plavën.

“Naim Murseli është porositësi i porositësit. Duhej t’i mbyllej goja pasi nuk duhet të dëshmonte diku për sekretet e paligjshme që ajo dinte. Ka pasur presion nga persona të tjerë, ka patur bashkëpunëtorë.

Babai i Naim Murselit ka thënë që djali i tij dinte sekrete të mëdha. Nuk mendoj se janë trillime, unë mendoj se trillim është çështja e tradhëtisë mes Liridonës dhe Naimit dhe kjo bëhet për të devijuar hetimet”, deklaroi gazetari.