Ballina Politika “Hape rrugën, rrugaç”/ Ligjvënësit e Berishës përplasen me Gardën: Edhe Enver Hoxha...

“Hape rrugën, rrugaç”/ Ligjvënësit e Berishës përplasen me Gardën: Edhe Enver Hoxha nuk i pengonte deputetët

76
0

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën e Republikës pasi kjo e fundit nuk i ka lejuar ata që të futen në Parlament.

Disa deputetë kanë debatuar ashpër me punonjësit e gardës, duke i kërkuar që të hapin derën.

Gjatë debateve nuk kanë munguar edhe batutat, ku demokratët thonë: Thuaj jam hajdut që të hapet dera.

“Hape rrugën, rrugaç. Edhe Enver Hoxha nuk i ndalonte deputetët të futeshin brenda. Mos merrni urdhra”, tha Asllan Dogjani.

“Mos u bëni ushtarë të krimit”, u drejtua Flamur Noka.

“Sa ju tha ai jam hajdut, ju e latë”, dëgjohet të thotë Gazment Bardhi.

Debati i plotë: 

Albana Vokshi: Siç fluturoi shefi i këtij, kështu do fluturojë dhe ky

Dashnor Sula: Zoti terrorist me kollare, hapni rrugën! Zoti Noka, zoti Bardhi, jeni terrorist me kollare, s’keni të drejtë të hyni në Parlament.

Ervin Saliaji: E gjeti Dashi Kodin! Sa i tha qe jam hajdut e hapen rrugën.

Flamur Noka: pse duhet të jesh hajdut që të hysh brenda, jo do rrimë këtu jashtë.

Saimir Korreshi: Hape rrugën, jemi të sekretariatit të Etikës.

Asllan Dogjani përplaset me shefin e Gardës: Hape rrugën, hajde shtyni.. Silleni popullin këtu brenda!

Ervin Salianji: Komandati juaj mori 100 milionë euro dhe iku, ju rrini për rrogë.

Flamur Noka: Ça jeni ju mercenarë?

Asllan Dogjani: Hapni rrugën, Flamur thirre popullin të çajë rrethimin.

Albana Vokshi: Siç fluturoi shefi i këtij, kështu do fluturojë dhe ky

Dashnor Sula: Zoti terrorist me kollare, hapni rrugën! Zoti Noka, zoti Bardhi, jeni terrorist me kollare, s’keni të drejtë të hyni në Parlament.

Ervin Saliaji: E gjeti Dashi Kodin! Sa i tha qe jam hajdut e hapen rrugën.

Flamur Noka: pse duhet të jesh hajdut që të hysh brenda, jo do rrimë këtu jashtë.

Saimir Korreshi; Hape rrugën, jemi të sekretariatit të Etikës.

Asllan Dogjani përplaset me shefin e Gardës: Hape rrugën, hajde shtyni.. Silleni popullin këtu brenda!

Ervin Salianji: Komandanti juaj mori 100 milionë euro dhe iku, ju rrini për rrogë.

Flamur Noka: Ça jeni ju mercenarë?

Asllan Dogjani: Hapni rrugën, Flamur thirre popullin të çajë rrethimin.