Disa ditë më parë në rrugën “Perlat Rexhepi”, në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasoje është dëmtuar fasada e një zyre noteriale në pronësi të noteres Esmeralda Dautit.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj në një konferencë për shtyp, ka dhënë detaje mbi sulmin me tritol, që preku dhe bizneset ngjitur.
3 persona janë arrestuar, Rald Zefi, Krado Katana dhe Eno Flamuraj dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë. Në bashkëpunim, ata kanë vendosur një sasi plasëse dhe motomjetin e kanë braktisur dhe e kanë hedhur në liqenin e Farkës.
Këta shtetas kanë vendosur lëndë eksplovize kundrejt pagesës.
Njoftimi
Më datë 04.02.2024, nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, u finalizua operacioni policor i koduar “POROSIA”, në kuadër të të cilit u dokumentua me prova ligjore ngjarja e ndodhur më datë 30.01.2024, në një zyrë noteriale në rrugën “Perlat rexhepi”, ku ka shpërthyer lëndë plasëse.
Në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit:
1. Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër;
2. Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës;
3. Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.
Gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 shtetas.
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 05.10.2023, në rrugën “Prokop Mima”, ku në lokalin e shtetases Sh. Gj., është vendosur një sasi lënde eksplozive.
Nga veprimet hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas e kanë vendosur lëndën eksplozive, kundrejt pagesës. Vazhdon puna hetimore dhe gjurmuese për zbulimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të porositësve