Ballina Politika Tensione në hyrje të sallës së Kuvendit: ‘Rithemelimi’ përplaset me gardën, deputetët...

Tensione në hyrje të sallës së Kuvendit: ‘Rithemelimi’ përplaset me gardën, deputetët e përjashtuar tentojnë të futen me dhunë

46
0

Deputetët e grupimit të Sali Berishës dhe ato të Gazment Bardhit po tentojnë që të futen me forcë në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Megjithëse rezultojnë të përjashtuar, deputetët e opozitës, kanë tentuar që të futen brenda, ndërsa nuk janë lejuar nga garda e cila është bërë ‘gardh’ para derës së Kuvendit.

‘Nuk është kapanon ky! Nuk mund të bllokosh deputetët të futen në parlament’,- tha Salianji.

Disa ditë më parë, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës që bllokuan dy herë radhazi punimet e komisionit të reformës zgjedhore.

Deputetët e përjashtuar janë : Ervin Salianji, Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmon Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, Luan Baçi.