Ballina Kronika Tentoi të përdhunojë motrën e mitur dhe dhunon të ëmën, pranga 26-vjeçarit...

Tentoi të përdhunojë motrën e mitur dhe dhunon të ëmën, pranga 26-vjeçarit në Fier

59
0

Një 26-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se ka tentuar të përdhunojë motrën e tij të mitur, 16 vjeç.

Po ashtu, sipas policisë 26-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J., 26 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale, me dhunë, me motrën e tij 16 vjeçe”, njofton policia.