Një amandament të propozuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj në draftin për aminstinë penale është pranuar nga maxhoranca në mbledhjen e sotme.
Në ndryshimet e reja përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, proces shqyrtimet nga gjykatat, cështjet e pashqyrtuara si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të parashikuara nga nenet 150 “Shkatërrim i pronës ”, neni 236 “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, neni 237 “Goditje për shkak të detyrës” dhe neni 282 “Shkelja e rregullave te lëndëve plasëse, djegëse e radioaktive”, të parashikuara në paragrafin e parë, të Kodit Penal të kryera gjatë tubimeve apo protestave të organizuara nga data 01.10.2018 deri në datën 01.07.2020”.
Behet fjale keshtu per rreth 350 persona qe gjate ketyre viteve jane ndaluar ne tubimet e organizuara nga opozita, apo qe jane ne ndjekje penale, te cilet me hyrjen ne fuqi te ketij ligji per amnistine, do te jene tashme te lire dhe pa ngarkese penale.