Më 6 shkurt të vitit 2007, ndërroi jetë figura e mirënjohur e kinematografisë dhe e skenës shqiptare, Kadri Roshi.
Roshi u lind më 4 janar të vitit 1924 në Ballsh të Mallakastrës në një familje me prejardhje nga Libohova. Aktori përjetoi një vogëli të trazuar, pasi humbi të ëmën teksa numëronte veçse 2 vjeç dhe mbeti jetim dhjetë vjet më vonë, kur vdiq edhe i ati.
Karriera e tij si aktor nisi në moshën 21-vjeçare në skenën e të ashtuquajturit Teatër Popullor. Në vitin 1951 finalizoi rrugëtimin e tij kushtuar edukimit universitar, të përshkuar në Pragë. Me t’u kthyer në vendin e tij të origjinës, Roshi rimori ekzekutimin e roleve të para në logun e jetës artistike të vendit, Teatrin Kombëtar.
Përllogaritet se aktori ka luajtur rreth 180 role në skenë dhe në kinematografi, duke lënë në kujtesën e teleshikuesve dhe të spektatorëve një portret të pashlyeshëm. Në celuloid është përjetësuar në sajë të një shumësie rolesh, që variojnë nga skllavi Ezop tek kujdestari i “Lulëkuqe mbi mure”, si edhe nga mbojtësi i thekshëm i gjuhës shqipe në Rilindje deri tek plaku Mere.
Disa prodhime të tjera filmike ku Roshi ka mishëruar role protagoniste janë: Vdekja e burrit (1991), Apasionata (1983), Partizani i vogël Velo (1980), Ballë për ballë (1979), Gjeneral gramafoni (1978), Njeriu me top (1977), Fije që priten (1976), Përballimi (1976), Malet me blerim mbuluar (1971), I teti në bronz (1970).
Për kontributin e dhënë në artin e fjalës dhe të interpretimit, Roshi u nderua me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik të vitit 1995, me Çmimin e Madh të Nderit në vitin 1997 dhe iu akordua vlerësimi “Nderi i Kombit” në vitin 1999.
Lindi më 4 janar 1924 në Ballsh të Mallakastrës, i biri i Maksut dhe Sabrie Roshit, me prejardhje nga Libohova. E ëma i vdiq kur ishte 2 vjeç dhe më pas kur ishte 12 vjeç i vdiq edhe i ati.
Përfundoi studimet e larta në Zagreb të Kroacisë. Ai, e filloi karrierën e tij si supler, pastaj si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka pasur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj.
Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qënë një aktor brilant dhe me një talent të lindur. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.
- Kolonel Bunker (1998)
- Kaskadori shqiptar (1998)
- Mirupafshim (1997)
- Ali Pash Tepelena (1997) dokumentar, por i pazbuluar, shfaqet ne 28 shkurt 2009, dy vjet pas vdekjes
- Tingujt e harresës (1996)
- Plumbi prej plasteline (1995)
- Mikres mèrès – Ditët e shkurtra (1995)
- Një ditë nga një jetë (1994)
- Dhelpra dhe rrushte – Ezopi… teatër
- Vdekja e burrit (1991)
- Fletë të bardha (1990)
- Misioni përtej detit (1988), Miço varfanjaku
- Pesha e kohës (1988), Kryetari
- Rikonstruksioni (1988), Profesori
- Kur ndahesh nga shokët (1986)..Islami
- Rrethimi i vogël (1986), xha Zenuni
- Dasma e shtyrë (1984), Groshi
- Fejesa e Blertës (1984), Uani
- Apasionata (1983), Shoku Demosten
- Era e ngrohtë e thellësive (1982), Brigadier Rakipi
- Dëshmorët e monumenteve (1980), Jani
- Partizani i vogël Velo (1980), Bariu
- Ballë për ballë (1979), Belul Gjenomadhi
- Këshilltarët (1979), Kryetari i Këshillit
- Liri a vdekje (1979), Xha Hyseni
- Gjeneral gramafoni (1978), Parandili
- Njeriu me top (1977), Plaku Mere
- Shëmbja e idhujve (1977), Cubi
- Zemrat që nuk plaken (1977), Mësuesi në pension
- Fije që priten (1976), Marko Rovina
- Lulekuqet mbi mure (1976), Kujdestari
- Përballimi (1976) Neziri, Kulaku
- Tokë e përgjakur (1976), Xha Arifi, Mullixhiu
- Kur zbardhi një ditë (1971)
- Malet me blerim mbuluar (1971), Safa Ymeri
- I teti ne bronz (1970), Ademi
- Furtuna (1959), Oficeri italian
- Tana (1958), Lefteri