Nga Skënder Sadri KAPITI
Politikën, demokracinë, drejtësinë dhe sistemin në Shqipëri si në diktaturë ashtu edhe në këto 30 vite tranzicion akoma e drejtojnë komunistët e orëve “të para”, “të dyta” e “të treta”, ku komunistët e orëve të para janë ata të viteve 1941-45 , ishdyqind petritat që ua hëngri kokën diktatori, janë komunistët që luftën clirimtare e shfrytëzuan në shërbin të revolucionit komunist për vendosjen e diktaturës komuniste dhe që sot kanë mbetur pak dhe duken me 29 Nëntor të cdo viti me fotografi të diktatorit e me parulla komuniste. Këta kanë mbetur pak.
Komunistët e orëve “të dyta” janë komunistët që lindën, u rritën dhe u brumosën si komunistë të devotshëm në luftë për cështjen e Partisë dhe tw komunizmit dhe në betejën revolucionare të fitoreve kundër traditave kombëtare, kundër fesë dhe kundër lirisë e demokracisë perendimore. Dhe këta komunistët e orëve “të dyta” u konvertuan në vitin 1990 në socialistë e demoktatë dhe kapën demokracinë dhe sistemin pluralist. Komunistët e orëve “të dyta” pra të kohës së dytë janë socialistët ishkomunistë të e moderuar të Partisë Socialiste dhe demokrato-komunistët e PD-së së pas viteve 1990. Komunistët e orëve të dyta janë edhe ata gjyqtarë, intelektualë , artistë, letratë dhe akademikë e ishspiuna të sigurimit të shtetit që i kishin shërbyer me devotshmëri regjimit komunist.
Ndërsa komunistët e oreve “të treta”, të kohës së tretë janë produkti i formësimit ideologjiko-politik komunist i njeriut dhe brezit me botëkuptim të ri, edukuar me brum marksisto-komunist. Këta të tretët janë ishkomunistët dhe ishkandidatët për komunist të kohës së fundit të regjimit diktatorial si dhe shkollarët e të diplomuarit nga familjet besnike të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe me biografi të mirë komuniste të cilët janë kudo, por sidomos të tillët janë pinjollët e ishdiktaturës që gjenden kudo sot në politikë, qeveri, drejtësi, media dhe administratë.
Këto tre breza komunistësh fanatik, të moderuar dhe pseudodemokratësh e pseudoeuroatlantikesh, prej tyre është kapur, administruar e qeverisur politika,demokracia, shteti dhe tërë sistemi politik, demokratik, shoqëror, ekonomik e mediatik në Shqipëri. Kjo është arësyeja se përse Shqipëria është sot këtu dhe kështu si është: e zhytur në korrupsion e padrejtësi, varfëri e papunësi dhe në krim e eksod.