Ballina Kosovë “Sot jemi dy shtete shqiptare”/Politikania Edita Tahiri zbulon faktorin që ndihmoi gjeopolitikën

“Sot jemi dy shtete shqiptare”/Politikania Edita Tahiri zbulon faktorin që ndihmoi gjeopolitikën

97
0

Politikania dhe diplomatja, Edita Tahiri në një lidhje ‘’Skype’’ në një program televiziv u shpreh se Rambujeja e ndihmoi gjeopolitikën shqiptare sepse sot jemi dy shtete shqiptare ndërsa para Rambujesë ishim gjysëm.

Tahiri: Në debatet akademike marrëveshja e Rambujesë konsiderohet e dështuar, për shkak se pala serbe nuk e nënshkroi dhe Kosova e nënshkroi.

Kjo marrëveshje i solli Kosovës përfitime historike.

E para u ndal lufta u ndal gjenocidi, solli pavarësinë e Kosovës.

Protektorati i Natos dhe SHBA ishte qenësor dhe sot jemi në një Kosovë të pavarur dhe shumë përparime të tjera.

Rambujeja e ndihmoi gjeopolitikën shqiptare sepse sot jemi dy shtete shqiptare.

Para Rambujesë ishim gjysëm, Shqipëria gjysëm dhe Kosova në vende tjera. Sot jemi më mirë por duhet të bëjmë më mirë.