Një 39-vjeçar është arrestuar sot në Vaun e Dejës, pasi u kap ‘mat’ duke vjedhur.
Në pranga ka rënë shtetasi Nand Marku, i cili po tentonte të vidhte në një banesë në fshatin Bushat.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas njoftimit se po tentohej të vidhej në një banesë në fshatin Bushat, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Nand Marku, 39 vjeç, banues në fshatin Reç i Ri.
Shërbimet e Policisë e kapën 39-vjeçarin në flagrancë, në ambientet e banesës, ku kishte hyrë me qëllim vjedhjen.