Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 4 deputetëve të opozitës, Bledion Nallbani, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Asllan Dogjani.
Kërkesa vjen pas situatës së krijuar në seancën e fundit në Kuvend, ku deputetët vijuan sërish me skenarin e bllokimit të seancave plenare dhe të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Seanca e 5 shkurtit zgjati vetëm 15 minuta, ndërsa u ndërpre pasi deputetët e opozitës krijuan kaos. Fillimisht të përjashtuarit u përplasën me Gardën teksa tentonin të futeshin me dhunë.
Më pas në sallë pati tensione, ku Dogjani gjuajti një rregulloren në drejtim Ramës e Nikollaj. Noka e Bardhi me tone të ashpra hodhën akuza ndaj Ramës, duke mos lejuar zhvillimin e seancës.
Sa i takon Komisionit të Reformës Zgjedhore, ata sërish nuk lejuan punimet fizikisht dhe mbledhja është zhvendosur të premten e 9 shkurtit online.