Ballina Politika Fatos Klosi: Saliu vrau 4 njerëz për të treguar që ‘jam zot...

Fatos Klosi: Saliu vrau 4 njerëz për të treguar që ‘jam zot i këtij vendi’

109
0

Ish kreu i SHISH Fatos Klosi komentoi faktin që Gazment Bardhi pas kthimit nga Amerika, shkoi për herë të parë në protestën e Rithemelimit poshtë ballkonit të Sali Berishës. Klosi tha se Bardhi shkoi te Berisha se nuk i pëlqeu ajo që i thanë amerikanët.

“Amerikanët e kanë Shqipërinë të rëndësishme. Amerika qëllim kryesor ka të ketë një shtet të fortë jo të korruptuar. Bardhin e thirrën në takim se është faktor.

Donin ti tregonin opinionin e tyre për soituatën në Shqipëri. Me sa duket vajtja te rruga e lirisë lidhet me faktin se atij s’i ka pëlqyer ajo që i kanë thënë amerikanët”.

“Partnerët tanë para demokracisë kërkojnë siguri dhe siguria nuk vjen me demokraci, janë dy fenomene që kanë një diferencë të madhe.

Në këtë situatë më shumë duan siguri dhe siguria kërkon autokraci. Berisha vrau katër veta për ti treguar botës se unë jam zot i këtij vendi. Korrupsioni ka dorë në sigurinë e vendit por ka fenomene të tjera më të rëndësishme”, tha Klosi në Report Tv.