Katër grupe të trafikut të narkotikëve është goditur pas një hetimi të përbashkët mes SPAK dhe Prokurorisë së Firences, ku jo vetëm që kanë dominuar shtetasit shqiptarë, por janë dhe ‘koka’ e grupit të bandës.
Hetimi ku janë përdorur përgjimet ambientale e telefonike, por edhe të dhënat e SKY EÇ dhe ENCHROCHAT, i finalizuar me 67 të arrestuar në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar hedh dritë mbi rolin e secilit prej tyre.
Për grupin e parë kriminal, hetuesit italianë cilësojnë Kledjon Muçollarin si organizator, koordinator dhe drejtues të aktivitetit të paligjshëm. Ai dyshohet se kujdesej për gjetjen e kokainës në Holandë dhe hashashit në Spanjë e Shqipëri, duke mbajtur kontakte me furnitorët, marrjen e saj, por edhe rishitjen.
Në territorin italian kontaktet me klientët e kokainës i mbante Ervis Vangjeli. Kristian Ibrahimaj ka pasur rolin e korrierit, ndërsa disa persona të tjerë, mes të cilëve Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani kanë vënë në dispozicion banesat e tyre, apo garazhe për mbajtjen e lëndës narkotike.