Ballina Sport Nga Ramaj, te Gruda dhe Ibrahimovic! Talentet që po kërkon Sylvinho si...

Nga Ramaj, te Gruda dhe Ibrahimovic! Talentet që po kërkon Sylvinho si përforcim para Europianit

71
0

Kualifikimi për në Europian nuk ishte vetën arritje dhe kënaqësi e madhe për kombëtaren shqiptare, pasi në të njëjtën kohë fillon edhe përgjegjësia për t’u përfaqësuar sa më denjësisht në Gjermani. Asnjë më mirë nuk e di këtë se sa Sylvinho dhe jo më kot trajneri brazilian që nga fundi i nëntorit po gjurmon talentet me origjinë shqiptarë, për t’ia bashkuar ekipit.

Në ditët e fundit Sylvinho ka bërë një tur në Europë ku ka vizituar futbollistët shqiptarë në Gjermani, Itali dhe sëfundmi në Turqi. Teksa po ndjek me interes Rey Manajn, trajneri ka pikasur edhe disa talente të cilët aktualisht përfaqësojnë kombëtare të tjera. Brajan Gruda është i pari në listë, por talenti 19-vjeçar i Mainzit ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Gjermanisë dhe është në mëdyshje për zgjedhjen përfundimtare.

Megjithatë situata e anësorit Brajan Gruda është më e mirë se ajo e portierit Diant Ramaj, i cili luan te Ajaks. Ai e ka pranuar se është kontaktuar për t’u veshur kuqezi, por 22-vjeçari ka qenë i qartë duke u shprehur se fillimisht do të presë Gjermaninë.

Në të njëjta ujëra është edhe talenti Luisa Hasa. Më herët mesfushori me tipare sulmuese ka luajtur për moshat e Shqipërisë, por që kur shkëlqeu me U-19 e Italisë ka njoftuar se anon më shumë nga ‘axurrët’. Megjithatë puna për ta rikthyer kuqezi vijon intensivisht, ashtu si edhe për 18-vjeçarin Arijon Ibrahimovic, mesfushorin tjetër i cili luan për shpresat e Gjermanisë, por që është kontaktuar për të përfaqësuar vendin e origjinës. Në radarët e federatës është edhe Roko Vata, djali i ish-kapitenit Rudi Vata, i cili deri më tani ka përfaqësuar Irlandën, vendlindjen e nënës së tij.

Situata e të gjithë këtyre talenteve po survijohet me kujdes dhe surpriza mund të ketë që në muajin mars kur Sylvinho të grumbullojë lojtërat për miqësoren me Suedinë, por megjithatë objektivi është për t’u përforcuar për europian.