Ballina Aktualitet Rama ndan fotot nga punimet për kampusin e akademisë së FA: Do...

Rama ndan fotot nga punimet për kampusin e akademisë së FA: Do të sigurohet arsim dinjitoz në fusha të ndryshme të shkencave ushtarake

46
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga punimet në kantierin e Kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura që do të realizohet sipas modelit amerikan “Ëest Point”.

Rama shkruan se një kampus i tillë do të sigurojë mjediset dhe infrasktrukturën e nevojshme për arsimimin dinjitoz të studentëve në fusha të ndryshme ushtarake.

“Kantieri i Kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura sipas modelit Ëest Point që njihet për standardet e larta akademike, që do të sigurojë mjediset dhe infrastrukturën e nevojshme për arsimimin dinjitoz të studentëve mbi fusha të ndryshme të shkencave ushtarake”- shkruan Rama.

Gjithashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili dha lajmin për ndërtimin e këtij kampusi në shtator të 2021-it, ka kryer inspektimin e punimeve.