Një 65-vjeçar është plagosur në Fier si pasojë e një aksidenti në punë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ku dyshohet se gjatë procesit të punës në një fabrikë për përpunimin e vajit, në Fier, ka rënë nga skela, shtetasi T. C., 65 vjeç, banues në fshatin Vajkan.
Si pasojë, ai është dërguar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.