Ra çmimi i energjisë për klientët e lidhur me nivelin e tensionit 35kv. Enti Rregullator i Energjisë ka përcaktuar çmimin e shitjes së energjisë elektrike për muajin dhjetor 2023 në 16 lek/kwh për bizneset të tilla si industritë, duke pësuar një rënie me 1.26 lekë krahasuar me një muaj më parë.
Sipas vendimit të botuar në fletoren zyrtare kjo vendimmarrje ka marrë në konsideratë kushtet duke nisur nga kostot administrative të furnizuesit të mundësisë së fundit, tarifat e transmetimit, tarifat e shpërndarjes si dhe kursin e këmbimit përgjatë blerjes së energjisë elektrike në tregun e parregulluar.
Kursi i këmbimit euro – lekë ka qenë një faktor favorizues për këta klientë.
Në tregjet ndërkombëtare çmimet e energjisë elektrike kanë qenë në rënie të ndjeshme. Referuar bursës së Hungarisë, çmimi i një mWh energji ka arritur në 74.22 euro.