Ballina Aktualitet Fermerët protestë para Ministrisë së Bujqësisë, ja çfarë paralajmërojnë

Fermerët protestë para Ministrisë së Bujqësisë, ja çfarë paralajmërojnë

87
0

Fermerët kanë protestuar sot para Ministrisë së Bujqësisë.

Në një pankartë të madhe ata kanë parashtruar kërkesat e tyre: Barazim i TVSH për produktet bujqësore; Rimbursim për çdo litër qumësht; Naftë pa taksa për mjetet bujqësore; Faturë TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit ditën e dorëzimit të produktit; Subvencionim për produktet organike

Fermerët kanë paralajmëruar se do të nisin protesta gjatë gjithë muajit shkurt nëse nuk merren masa për këto kërkesa, duke filluar nga Korça të shtunën dhe në mbarë vendin.