Ballina Politika Lufta në PD, Basha: Të bëjmë armëpushim dhe strategji të përbashkët opozitare!...

Lufta në PD, Basha: Të bëjmë armëpushim dhe strategji të përbashkët opozitare! Urdhrat nuk jepen nga kati i tetë

193
0

Teksa lufta brenda Partisë Demokratike vijon me tone të ashpra mes palëve, kryedemokrati Lulzim Basha bën thirrje për armëpushim. Basha i propozon grupit tjetër që të ulen e të hartojnë një strategji opozitare.

I pyetur lidhur me protestën e thirrur nga Berisha më 20 shkurt, Basha thotë se kjo nuk bëhet duke dhënë urdhra nga kati i tetë, por thotë që protesta duhen përdorur për interes të qytetarëve dhe duhet të hartojnë strategji.

“Nëse donte të bënte kush protestë, duke përfshitë gjithë aksionin opozitar, kjo s’bëhet duke fol nga ballkoni i ‘papës’. Kjo bëhet duke u ulur duke thënë ca do bëjmë bashkë, si do e bëjmë, ca do bëjmë pasi të mbarojë protesta, për ca arsye do protestojmë, kush do na bashkohet. Nuk kanë bërë asgjë prej këtyre, japim urdhrat nga kati i tetë dhe pastaj dalin njerëzit atje dhe fillojnë në vend se të merren me qeverinë, merren me PD. Dolën sot na thonin tradhtar se kërkuam që ti japin para Kosovës për mbrojtjen. Kjo është mënyra për të treguar sa njerëz kam unë, sa njerëz ke ti. Nëse duan të bëjmë gjithçka për të ngritur njerëzit në protesta duhet të hartojmë një strategji që harxhon energji lufte me njëri-tjetrin, të bëjmë akt armëpushimi me njëri tjetrin. Protesta është mjet i domosdoshëm, por duhet të jesh serioz me shqiptarët, hajde në protestë ndërkohë betejën brena vetes i hedh benzinë çdo ditë”, tha Basha.