Ballina Aktualitet Nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash, mjeku Edvin Prifti paraqitet në...

Nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash, mjeku Edvin Prifti paraqitet në SPAK

82
0

Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti, i shoqëruar nga avokati i tij Henrik Ligori, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Prifti është prej 4 vitesh nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë që ishte pezulluar nga detyra për disa kohë.

Ndaj tij janë vendosur 2 masa për pezullim nga detyra, ndërsa i janë sekuestruar edhe 6 llogari bankare në vlerën e 177 mijë eurove dhe 52 milion lekëve.

Prifti akuzohet për dy episode ryshfeti që dolën në një nga përgjimet për korrupsionin në gjykatën e Krujës dhe një rast tjetër nga akuza e familjarëve të një pacienteje.

Ai i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se paratë i ka te gjitha te justifikuara.