Ballina Politika Nisin tensionet, nuk përmbahet Flamur Noka, i hedh miell në fytyrë punonjësve...

Nisin tensionet, nuk përmbahet Flamur Noka, i hedh miell në fytyrë punonjësve të Gardës

43
0

Flamur Noka i hedh miell në fytyrë punonjësve të Gardës tek dera e Kuvendit.

“Janë pjesë e mazhorancës, po i shërben narkoregjimit. Në krye të detyrës, të ndalosh përfaqëuesit e popullit të hyjë në Kuvend”, tha Noka.

Teksa jemi pak minuta nga nisja e seancës plenare, deputetët e grupit Bardhi-Berisha i janë drejtuar hyrjes së Kuvendit për t’u futur në sallë, por janë ndaluar nga punonjësit e Gardës.

Kujtojmë që një numër i madh deputetësh të këtij  grupi janë të përjashtuar nga Komisioni i Etikës, por  deputetët që do të jenë të pranishëm pritet të krijojnë kaos dhe të mos lejojnë seancë normale.

Në parlament sot nuk do të jetë kryeministri, Edi Rama pasi ka udhëtuar në Luksemburg.

Basha me deputetët e tij ka  hyrë në sallë një ora para nisjes së seancës.