Deputeti i Rithemelimit, Edi Paloka ka marrë fjalën e tij në seancën e sotme plenare, që ashtu si ato të kaluarat, është shoqëruar me tensione, jo vetëm brenda sallës, por edhe jashtë saj.
Në fjalën e tij, Paloka siguroi se nuk ka për të pasur parlament normale. Deputeti demokrat gjithashtu ka djegur rregulloren e Kuvendit, ndërsa mazhoranca mes tensioneve në seancë voton ligjet sipas rendit të ditës.
Pasi e dogji me çakmak, Paloka, rregullon e hedh në drejtim të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa në sallë dëgjohen zhurmues.
“Nuk ka parlament këtu deri sa opozita të marrë të drejtat kushtetuese. Parlament normal harrojeni se keni!”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Paloka.