Zëdhënsja e Partisë Demokratike zyrtare, Mirela Karabina ka reaguar pasi Partia Socialiste rrëzoi sot në Kuvend amendamentet e propozuara nga Lulzim Basha.
Me anë të një postimi, Karabina thotë se sot Rama rrëzoi propozimin për ta bërë Kosovën pjesë të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë.
Sipas saj, ‘Rama i ndihmuar edhe nga patericat e tij kanë shpërndarë lajme të rreme se gjoja deputetët e PD -së kanë bashkuar votat me ata të mazhorancës’.
Reagim i zëdhënëses së PD, Mirela Karabina
Sot Edi Rama rrëzoi propozimin e Lulzim Bashës për ta bërë Kosovën pjesë të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë.
Njeriu i “ Ballkanit të hapur” nuk mund ta konsiderojë Kosovën pjesë të strategjisë kombëtare.
Por, i ndihmuar dhe nga patericat e tij kanë shpërndarë lajme të rreme se gjoja deputetët e PD -së kanë bashkuar votat me ata të mazhorancës.
Vetëm të verbrit dhe të marrët mund të mos shohin e dëgjojnë se votat e deputetëve të PD -së ishin pro përfshirjes së Kosovës në Strategjinë Kombëtare të Shqipërisë, duke planifikuar t”i akordohen nga 5 miliard lekë (të reja) në vit për mbrojtjen e saj dhe, pika e dytë lidhej me luftën kundër korrupsionit të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.