Kryeministri Edi Rama prej 7 shkurtit ndodhet në një vizitë pune në Luksemburg. Gjatë ditës së sotme (8 shkurt), Rama është takuar me zv.presidentin e Bankës Evropiane të Investime, Kyriakos Kakouris.
Mësohet se Rama dhe Kakouris kanë diskutuar për mbështetjen financiare që BE ka bërë në Shqipëri përmes projekteve të ndryshme si dhe përthithjen e investimeve të reja në vend. Gjithashtu në fokus të takimit kanë qenë edhe investimet që do bëhen në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Edi Rama do marrë pjesë edhe në Forumin e Bankës Evropiane të Investime, ku do të jetë pjesë e panelit për diskutimin e temës “Rruga drejt zgjerimit”.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama u prit në takim nga homologu i tij, Luc Frieden. Në foks të takimit ishte zbatimi i marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri.