Gratë dhe vajzat në Fushkrujë dhe kudo në Shqipëri, duhet të rigjejnë besimin e humbur se këtu asgjë ndryshon. Detyra jonë është jo vetëm të jemi pranë tyre, të dëgjojmë zërin dhe shqetësimet e tyre, por t’i adresojmë drejt këto për hartimin e një strategjie kombëtare me në qendër GRUAN.
Së bashku me Andia Ullirin deputeten e qarkut Durrës dhe Durim Dakun kryetarin e Degës së Partisë Demokratike, u takuam dhe biseduam gjatë e shtruar me gratë e vajzat e Fushkrujës, Niklës, Bubqit dhe zonave rurale përreth.
Gratë dhe vajzat eFushkrujës,Niklës, Bubqit dhe zonat rurale përreth kanë një potencial të jashtëzakonshëm që duhet të shndërrohet në energji dhe motorr zhvillimi në shërbim të fuqizimit të tyre ekonomik e social, edukimit e mirarsimimit, mirrritjes së fëmijve dhe mirëqenies së tyre dhe familjeve të tyre.
Bideduam me Donikën që drejton forumin e gruas në këtë degë, me Almën, Anitën, Artenisën, Hajrien, Blertën dhe mike të tjera të cilat të tregojnë me qartësinë dhe kurajon e tyre sesa gra të forta janë, sa të vetdijshme për rolin e tyre në familje dhe në komunitetet ku ato jetojnë.
Megjithëse një zonë kaq pranë Tiranës, ato ndanë sfidat me të cilat përballen çdo ditë mungesën e infrastrukturës, mungesën e edukimit profesional me qëllim integrimin e grave dhe vajzave në tregun e punës, mungesa e ambulancave dhe shërbimeve shëndetësore me stabdartet e duhura të dedikuara për vajzat e gratë, mungesën e një qendre rinore ose një qendre kulture, mungesën e një kinemaje.
Sa e rëndësishme është në jetën e gjithsecilit prej nesh prania e një nëne, e një gruaje, motre, vajze, po kaq i vlefshëm dhe i rëndësishëm duhet konsideruar edhe roli i tyre në shoqëri dhe komunitetet ku jetojmë.