Ballina Politika Sondazhi/ Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 57.1% do të votonin për...

Sondazhi/ Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 57.1% do të votonin për PS-në!

121
0

Nëse do të votohet sot, 57.1% e pjesëmarrësve në zgjedhje do të votonin për Partinë Socialiste. Këto janë të dhënat e sondazhit të Report Tv në bashkëpunimin me Eduard Zalonshnjen.

Ndërkohë 22.8% e të anketuarve do të votonin PD-në e Berishës, ndërsa 10.4% do të votonin 10.4%. Sakaq Partinë e Lirisë do ta votonin 3.5% në zgjedhje. Parti të tjera do të merrnin 6.2%.

Nëse zgjedhjet parlamentare, do të mbahen sot më 7 shkurt, Partia Socialiste do të fitonte mandatin e katërt.

Sipas të dhënave të sondazhit të Report Tv, në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 36.3% e qytetarëve do të votonin për Partinë Socialiste, shifër kjo në rënie krahasuar me një muaj më parë që ishte 36.8% (janar).

PD e Berishës ka pësuar një rritje të lehtë, të barabartë me rritjen që ka pësuar PD e Bashës.

Qytetarët të pyetur se cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, 14.5% kanë thënë PD e Berishës, e cila pëson një rritje të lehtë 0.5% krahasuar me muajin janar.

Ndërsa 6.6% e qytetarëve të pyetur kanë thënë PD e Bashës, e cila pëson një rritje të lehtë me 0.5% krahasuar me muajin në janar.

Vetëm 2.2 e qytetarëve të pyetur do të votonin për PL-në., krahasuar me 2% që ishin në muajin janar.

Ndërkohë parti tjetër do të votonin 5.1%.

Sakaq sipas të dhënave ka pasur rritje të qytetarëve të pakënaqur me partitë politikë. 36.5% thonë se nuk do të votonin, krahasuar me 36% që ishin në muajin janar

Hetimi i disa prej dosjeve më të bujshme nga Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion, mes të cilave edhe ajo për ish kompleksin “Partizani” që ka çuar në arrest shtëpie, një prej politikanëve më të rëndësishëm të 30 viteve të fundit, ish kryeministrin Sali Berisha ka rritur besueshmërinë e SPAK te shqiptarët.

Në sondazhin e përmuajshëm që Report Tv sjell në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 67.1% e të anketuarve shprehen se kanë vlerësim pozitiv për punën e SPAK.

Vetëm 22.7% e të anketuarve shprehen se kanë mendim negativ, ndërsa 10.2% kanë zgjedhur opsionin “anoj negativ”.

Edhe Gjykata Kushtetuese e cila së fundmi ka dhënë një sërë vendimesh të rëndësishme si dhënien e dritës jeshile për marrëveshjen e emigrantëve apo anulimin e ligjit për studentët e mjekësisë ka rritur besimin tek ky institucion.

60.4% e të anketuarve të pyetur se çfarë vlerësimi kanë për punën e Gjykatës Kushtetuese shprehin mendim pozitiv, ndërsa 49.6% kanë mendim negativ.

Por teksa besimi te drejtësia po rritet, vlerësimi për politikën është më i ulët.

Kur pyeten sesi e vlerësojnë punën e qeverisë vetëm 24.8% e qytetarëve kanë vlerësim pozitiv, 16.4% përgjigjen “anoj pozitiv”, 30.1% “anoj negativ” dhe 28.7% negative.

Akoma më i ulët është vlerësimi për opozitën, e cila pavarësisht se me zbehje të kaosit, aksioni iu saj vijon të vlerësohet negativisht. Të pyetur se si e vlerësoni aktivitetin e opozitës vetëm 15.2% e qytetarëve thonë pozitiv, 4.7% përgjigjen anoj pozitiv, 25.7% e tyre anoj negativisht, dhe më shumë se gjysma, 54.4% e vlerësojnë negativisht punën e saj.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 57.1% e votuesve që do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur ligjvënësit, do të votonin Partinë Socialiste. Vetëm 22.8% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin PD-në e Berishës, ndërsa 10.4% e të anketuarve do të votonin 10.4%. Sakaq Partinë e Lirisë do ta votonin 3.5% në zgjedhje. Parti të tjera do të merrnin 6.2%.

Qytetarët janë pyetur edhe për votën e emigrantëve, ku 70.2% e tyre thonë se diaspora duhet të votojë në zgjedhjet e 2025, 5.5% e tyre përgjigjen anoj “po”, 10.1% anoj jo dhe vetëm 14.2% e të anketuarve përgjigjen jo.