Ballina Rajoni “Truproja nuk ishte me të”, flasin dëshmitarët pas ekzekutimit të biznesmenit grek:...

“Truproja nuk ishte me të”, flasin dëshmitarët pas ekzekutimit të biznesmenit grek: U qëllua 15 herë

148
0

Christos Gialias, biznesmeni i njohur në tregtinë e mishit dhe bojrave u ekzekutua me kallashnikov në Greqi, brenda në makinë, të cilës më pas iu vu zjarri nga autorët për të humbur çdo gjurmë.

Ai ishte martuar me një grua shqiptare nga Elbasani dhe kishte me të një fëmijë.

Mediet greke shkruajnë se autoritetet i kanë shtrirë hetimet në mjedisin profesional të 59-vjeçarit.

Njëkohësisht, policia po përpiqet të zbulojë rrugën që kanë ndjekur autorët para dhe pasvrasjes, me skenarin e mundshëm se ata janë arratisur me motor dhe më pas i ka pritur një makinë.

Sipas protothema.gr, një banor i zonës, i cili ka dëgjuar të shtënat pasditen e djeshme, thotë se një fuoristradë “e dyshimtë”, e zezë ka kaluar me shpejtësi pranë vendit të ekzekutimit.

“Në rrugicën tonë ka hyrë një makinë e zezë. Në një moment, para se të ndodhte vrasja. Ai u largua menjëherë ”, thotë dëshmitari, duke përshkruar sekondat që pasuan pas goditjes.

“Po punoja dhe dëgjova të shtëna automatiku. Duhet të ketë qenë rreth 15. Më pas dola për të parë se çfarë po ndodhte dhe kishte flakë. Mendova “është bërë diçka serioze”, thotë dëshmitari.

Njëkohësisht ai thekson se viktima zakonisht ka udhëtuar me personelin e tij të sigurisë, të cilët megjithatë dje nuk e kanë shoqëruar në “udhëtimin” e tij të fundit.

“Viktima zakonisht kalonte pranë meje, lart e poshtë. Ai kishte një truprojë, por atë ditë nuk ishte truproja. Nuk e di pse”, shpjegon ai.

Biznesmeni u ekzekutua në makinë në Mandra 

Vrasja e  biznesmenit Christos Gialias mbrëmjen e së mërkurës në  Mandra të kujton një goditje mafioze pasi ai ose ata që kryen ekzekutimin e tij u siguruan që, pasi qëlluan të paktën 15 herë, t’i vinin flakën makinës dhe të hidhnin brena saj kallashnikovin me t cilin kryen vrasjen.

Qëllimi ishte që të zhduknin gjurmët dhe të shkatërronin provat.

Vrasja  ka ndodhur në një distancë më pak se 200 metra larg nga  shtëpia e biznesmenit dhe vlerësohet se autorët kishin ndjekur lëvizjet e tij dhe kishin regjistruar rutinën e lëvizjeve të tij.

Policia greke ka nisur hetimet për kapjen e  autorëve që u larguan me motor. Automjeti është gjetur në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra dhe zjarrfikësit kanë tentuar të shuajnë zjarrin në vendngjarje.

Nga hetimet e ELAS-it, pranë mjetit të djegur u gjetën 15 gëzhoja, ndërsa brenda tij u gjet një kallashnikov, i cili vlerësohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas  ekzekutimit.

Policia ka marrë informacion për një veturë të dytë të djegur që është hetuar, por nuk është gjetur automjet tjetër i djegur, por në një distancë të shkurtër është gjetur një motoçikletë e djegur dhe vlerësohet se ka qenë mjeti i arratisjes së autorëve nga vendi i krimit.

Kush ishte Christos Gialias

Viktima  ishte pronar i një  kompanie tregtare mishi me qindra punonjës. Në të njëjtën kohë, ai ishte pronar dhe agjent i tre ekipeve të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos. Në vitin 2018, u vra edhe ish-bashkëshortja e tij, në shkallët e shtëpisë së saj në Mandra. Sipas policisë, motivi i vrasjes së gruas ka qenë grabitja pasi autorët e huaj besonin se ajo kishte para.