Deputeti Agron Shehaj po punon për krijimin e një partie të re politike. Përmes një postimi llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’, Shehaj zbulon se me të rinj po ndërton sipas tij një alternativë politike të re, moderne të qendrës së djathtë. Shehaj fton të rinjtë të bëhen pjesë e rrjetit të quajtur #NextYou.
Pasi u shkëput nga Partia Demokratike disa muaj më parë dhe pas deklaratave në studio televizive se do të punojë për krijimin e një alternative politike, kjo është lëvizja e parë publike për krijimin e një partie të re politike.
Por, kjo është hera e parë që deputeti lançon publikisht një mekanizëm rinor që duket se do të shtrojë rrugën për formimin e partisë në vijim.