Ballina Kosovë Ushtarët paralajmërojnë padi ndaj Qeverisë, pas pezullimit të rregullores që u garanton...

Ushtarët paralajmërojnë padi ndaj Qeverisë, pas pezullimit të rregullores që u garanton shtesa në paga

66
0

Disa ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të pakënaqur me përkujdesjen që po iu bën shteti.

Andaj, dhjetëra pjesëtarë të FSK-së po përgatisin padi ndaj Qeverisë së Kosovës, për rregulloren që u jep atyre të drejtën e kompensimit të disa shtesave në paga dhe kompensimet tjera.

Përfaqësuesi i disa prej tyre, Naim Rudari thotë se rregullorja e miratuar në janar të 2020-ës u pezullua nga kryeministri Albin Kurti në korrik të vitit 2021 në mënyrë të kundërligjshme.

Avokati tregon se Gjykata u ka dhënë të drejtë disa ushtarëve që kanë bërë padinë e njëjtë ndaj shtetit, andaj është optimist se edhe këtë rast do ta fitojnë në organet gjyqësore.

Për këtë gjë janë në dijeni edhe anëtarët e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje.

Deputeti, Hisen Berisha përmes një përgjigje të shkurt për televizionin ka thënë se këtë çështje do ta adresojë të enjten në Seancën e Kuvendit të Kosovës.

Tëvë1 ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes se a janë duke u marrë me këtë çështje, por që deri në publikimin e kronikës nuk ka pasur përgjigje.