Ballina Aktualitet Vdekja në Spitalin Amerikan/ Shqiptarja.com siguron faturat! Irida dha 404 mijë lekë...

Vdekja në Spitalin Amerikan/ Shqiptarja.com siguron faturat! Irida dha 404 mijë lekë për operacionin që i mori jetën! Pagesa e fundit u bë 1 orë para mesnatës!

129
0

 Plot  443 500 lekë (4.4 milionë lekë të vjetra) është fatura që ka paguar Irida Hasalla në spitalin Amerikan në Tiranë për operacionin pas të cilit do të humbiste dhe jetën. E reja me origjinë nga Lushnja prej 2 vitesh ishte diagnostifikuar me tumor në mitër dhe kurohej në Belgjikë ndërsa në spitalin amerikan në Tiranë kishte ardhur për të hequr dhjamin.

– 3.500 lekë për konsultë kirurgu konstruktiv
– 35 200 lekë Mikrokirurgji
– 404 800 Heqje dhjami vaser

Nga faturat që Shqiptarja,com disponon rezulton se pagesa e fundit në vlerën e 207 800 lekë është bërë pikërisht në orët e vona të mbrëmjes në orën 23:01 të 29 Janarit 2024.

Në një dëshmi të publikuar më 31 janar shoqja e ngushtë e Iridës, e cila i qëndroi te koka, tregon se 28 vjeçarja kishte hyrë në sallë në orën 14:30 të asaj dite. Kur gjithçka kishte përfunduar mjekët nuk kishin thnë se e reja kishte probleme. Madje ishte çuditur për faktin që i kishin kërkuar me ngulm, pagesën e fundit pikërisht në orët e vona të mbrëmjes.

Edhe nga faturat vërtetohet që vajza ka bërë konsultë me mjekët. Në spital paraqiti të gjitha analizat, u tregoi mjekëve se kurohej nga tumori, – thotë vëllai i saj – por bluzat e Bardha të spitalit “Amerikan” i garantuan siguri për jetën por që ndodhi e kundërta.