Ballina Politika Ylli Manjani kundër dënimit të Safet Gjicit: Duhej bërë hetim për shantazh

Ylli Manjani kundër dënimit të Safet Gjicit: Duhej bërë hetim për shantazh

116
0

Ish-ministri Ylli Manjani ka dalë kundër dënimit të Safet Gjicit.

Ai thotë se i vetmi hetim që duhej bërë për këtë rast, ishte ai për shantazh.

“Seriozisht.

I vetmi aspekt që meritonte hetim dhe ndoshta edhe ndëshkim në çështjen “Gjici” duhet të ishte shantazhi.

Njeriu që shkon për të provokuar akte seksi dhe e filmon aktin përfshi edhe veten, nëse është në rregull nga mend’të e kokës, padyshim e bën për shantazh.

Pikërisht këtu duhej kërkuar për ndonjë vepër penale të mundshme dhe jo për lidhur me zor moral-llëqet me detyrën publike. Kjo e fundit u sqarua me largimin e Safetit.

Për llogari të kujt ishte shantazhi?! Çfarë donte të arrinte shantazhuesi?! Kujt i interesonte koka e bashkisë Kukës?! A mos ishte lojë grupesh brenda pushtetit?! Apo ishte thjesht gjobvënie?!

Këto pyetje kërkojnë përgjigje.

Shpërdorimi i detyrës është jo vetëm qesharak si interpretim, por fsheh arsyet e vërteta të atij akti të pastër shantazhi”, shkruan ai.