Kemi bërë përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm të tokës për ndërtimin e stadiumit të ri të K.F. Erzeni, i cili pritet të fillojë së shpejti.
Pas mbarimit të rindërtimit, kur Shijaku i është rikthyer normalitetit, prioritet i imi si kryebashkiak është zhvillimi i mëtejshëm i kulturës dhe sporteve, si një qytet që ka traditë të hershme në këto dy fusha.
Bashkia e Shijakut është angazhuar plotësisht që tifozët të mund të ndjekin ndeshjet e Erzenit në impiantin e ri në stadium me një kapacitet përreth 4000-4500 persona.
Falë Partisë Socialiste dhe mbështetjes së Kryeministrit Rama, Shijaku i vitit 2030 do të jetë një qytet me zhvillim europian.
Jam besimplotë se projekti i stadiumit të ri do të jetë edhe një shtysë më shumë për objektivin për të pasur një ekip konkurues dhe fitues që luan “në shtëpinë e vet” me një mbështetje të madhe nga tifozët e tij të zjarrtë.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!