Ballina Bota Aksident i frikshëm/ Autobusi plot me pasagjerë bie në kanal, raportohet për...

Aksident i frikshëm/ Autobusi plot me pasagjerë bie në kanal, raportohet për të vdekur

116
0

Një aksident i rëndë është shënuar në Tajlandë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 13 të tjerë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se autobusi që u përfshi në aksident ishte me turistë danezë. Shoferi në një moment humbi kontrollin e mjetit, duke e bërë atë të devijonte nga rruga dhe të përmbysej në një kanal, ndërsa ishte në provincën e largët malore të Mae Hong Son.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën shoferi 50-vjeçar dhe mbetën të plagosur 13 turistë danezë. 13 turistë danezë u dërguan në spital me lëndime, ku katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.