Sa i përket zhvillimeve në Partinë Demokratike, juristja Brisida Gjikondi ka deklaruar në “Special Report” se Gazment Bardhi nuk mori atë që dëshironte në SHBA dhe vendosi të kthehej te ballkoni i Sali Berishës.
“Do doja shumë shqiptarët të heqin dorë nga mendësia e dikurshme, që mendonin se duke bërë një foto në korridoret e Kongresit Amerikan të Shtetit, kjo do na rriste kuotat në politikën shqiptare. Derisa morëm vesh që shumë nga liderit politik morën pjesë në mëngjesin e lutjeve nga hoteli. Fotografi në institucionet e tilla mund të bësh sa të duash. Sa për zotin Bardhi, nuk mori atë që donte me vajtjen e tij në Amerikë dhe u detyrua të pozicionohej aty. Duke qenë se politikanët shqiptarë janë vetëm për pazaret e tyre, ai nuk mori atë që priste dhe u detyrua të shkojë aty ku kishte qenë realisht, por që nuk e kishte harxhuar frymën e fundit”.
Ndërsa, për lëvizjen e fundit të Jorida Takakut, Gjikondi ka thënë se është një axhendë personale për të mbijetuar, megjithatë i jep të drejtë, pasi Partia Socialiste po i aprovon ligjet pa debat.
“Unë mendoj që zonja Tabaku është përpjekur të jetë në hije dhe të mos funksionojë në asnjë grup dhe të gjithë po përpiqen të kenë axhendë personale për të mbijetuar. Pavarësisht mënyrës se si ajo ka zgjedhur, unë i jap shumë të drejtë. PS po i aprovon të gjitha llojet e ligjeve me komoditetin më të madh, fal dhe mënyrës së pamënccur që ka zgjedhur krahu i Berishës për t’u faktorizuar, por duke dëmtuar në radhë të parë interesat e vendit, e demokratëve dhe PD-së, pasi asnjë ligj nuk po diskutohet. Gjoja ka ngelur peng i Komisioneve, pasi PS po i kalon shumë kollaj ligjet që ka pasur në plan”.