Ballina Kronika I shpëtoi atentatit mbrëmë në Shkodër, zbardhet dëshmia e Selami Brahimit: Sapo...

I shpëtoi atentatit mbrëmë në Shkodër, zbardhet dëshmia e Selami Brahimit: Sapo kisha lënë mbesën, mund të më kishin qëlluar në kokë

55
0

Dëshminë e Selami Brahimit, i cili i shpëtoi një atentati mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “10 Korriku”

Për policinë ai ka treguar si ka arritur ti shpëtonte ekzekutorëve.

“Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar dhe për çfarë arsye”, mësohet të ketë thënë i plagosuri.