Ballina Aktualitet Inskenoi vdekjen për t’iu shmangur borxheve në Itali, pritet ekstradimi i Davide...

Inskenoi vdekjen për t’iu shmangur borxheve në Itali, pritet ekstradimi i Davide Pecorellit, ja sa vite burg kërkon Prokuroria e Pukës

101
0

Prokuroria e Pukës ka kërkuar dënimin me 8 vjet burg Davide Pecorelli, sipërmarrësit nga Tiferno, i cili inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri dhe që më pas u rishfaq në Itali në mënyrë më shumë se të guximshme.

Sipas mediave italiane, Pecorelli do të përfitojë gjykim të shkurtuar, ndërsa seanca e ekstradimit është caktuar për në maj.

Kujtojmë se nga hetimet e Policisë së Shtetit të Perugias rezultoi se, në janar të vitit 2021, 47-vjeçari, për të shmangur borxhet financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën makinës së marrë me qira në Shqipëri.

Brenda automjetit u gjetën eshtrat e një personi, për të bërë më të besueshëm vdekjen e tij.

Më pas ai u gjet i gjallë më 17 janar 2021, në ishullin Montecristo (Itali).