Ballina Politika Korreshi i Lushnjes i bën dalje Berishës: Na duhet emër tjetër për...

Korreshi i Lushnjes i bën dalje Berishës: Na duhet emër tjetër për Kryeministër

50
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi shprehet se opozita duhet të dalë me një emër ri për kryeministër dhe jo me emrin e Berishës.

Duke folur në “Breaking” në Top News, ai thekson se Berisha është i vlefshëm për opozitën, por votat e saj mund të maksimalizohen me një emër të pakonsumuar.

A duhet të jetë Berisha kandidat i opozitës për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme? A ju shkon në mendje që të bëhen njëherë zgjedhje pa Berishën?

Korreshi: Absolutisht po. Për mua Basha dhe Berisha nuk janë më alternativë. Janë të nevojshëm, a kanë mbështetës? Patjetër, por besoj që sot duhet një alternativë e re. Shumë zgjedhje janë fituar në bashki me fjalët “është djalë i mire”, pavarësisht se nuk e dinë çfarë do të bënin. Për Berishën dhe Bashën ngel ajo shija e vjetër. Duhet diçka e re. E reja është edhe më kollaj për t’u zëvendësuar. Sot politika e vjetër është e vështirë edhe për t’u zëvendësuar, kanë vendosur lidhje. Këtu në 33 vjite nuk është se ikën njeri nga skena politike.