Ballina Aktualitet Në burg prej 6 muajsh nën akuzën e abuzimit seksual me të...

Në burg prej 6 muajsh nën akuzën e abuzimit seksual me të miturën në Elbasan, 65 vjeçari lirohet nga qelia! Gjykata: S’ka prova kundër tij

200
0

Gjykata e Apelit ka vendosur lirimin nga burgu të 65 vjeçarit Algjir Skilja i cili u arrestua në gusht të vitit të kaluar pas denoncimit të bërë nga një 14 vjeçare në Elbasan me pretendimin se ishte abuzuar seksualisht nga i moshuari kur kishte qenë 6 vjeçe.

Kështu gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Elbasanit për lënien në burg të 65 vjeçarit.

Pas hetimeve të kryera, nuk u gjetën prova se 65 vjeçari ka kryer një akt të tillë ndaj të miturës.