Ballina Kronika RENEA zbarkon në Shkodër dhe prangos 32-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë

RENEA zbarkon në Shkodër dhe prangos 32-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë

43
0

Aksione intensive gjurmuese, për të lokalizuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të kërkuarit për ngjarje kriminale të mëparshme. Finalizohet operacioni policor i koduar “Historiku”.

Reparti Special “RENEA”, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, lokalizojnë, kapin dhe arrestojnë një shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.

32-vjeçari i ndaluar, me precedent tejet të theksuar kriminal, i kërkuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”; qëlloi me armë zjarri 2 shtetas, në Shkodër, në vitin 2021; futi sende të kundërligjshme në IEVP Shënkoll.

NJOFTIMI I POLICISE:

Aksione intensive gjurmuese, për të lokalizuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të kërkuarit për ngjarje kriminale të mëparshme. Finalizohet operacioni policor i koduar “Historiku”. Reparti Special “RENEA”, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, lokalizojnë, kapin dhe arrestojnë një shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.

32-vjeçari i ndaluar, me precedent tejet të theksuar kriminal,
•i kërkuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”;
•qëlloi me armë zjarri 2 shtetas, në Shkodër, në vitin 2021;
•futi sende të kundërligjshme në IEVP Shënkoll.

Falë hartimit të detajuar të veprimeve operacionale, konspiracionit të plotë, koordinimit të shërbimeve dhe punës intensive të inteligjencës policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të mbështetura nga ato të Repartit Special “RENEA”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor i koduar “Historiku”. Operacioni rezultoi me lokalizimin në banesën ku fshihej, në fshatin Kuç, kapjen dhe neutralizimin e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. Xh., 32 vjeç.