Ballina Politika Takimi i kryebashkiakut të Shkodrës me banorët e Postribës, reagon ‘ashpër’ opozita:...

Takimi i kryebashkiakut të Shkodrës me banorët e Postribës, reagon ‘ashpër’ opozita: Situata po rëndohet, Beci do japë llogari

101
0

Banorët e Postribës kanë dalë në protestë paraditen e kësaj të premte, para bashkisë Shkodër lidhur me ujin e ndotur që pretendojnë se shkon në çezmat e tyre për shkak të guroreve që ndodhen në fshatin Domen.

Ndërkohë banorëve u është bashkuar edhe këshilltarja demokrate e bashkisë Shkodër, Eliona Kodra Shkreli, e cila tregon se sot ata morën premtimin e zgjidhjes nga kreu i Bashkisë Benet Beci, ku sipas saj ai u tha se projekti për zgjidhjen e këtij problemi është gati dhe se do realizohet brenda 6 muajve të ardhshëm.

Ajo shton më tej se deri në rast se nuk do zgjidhet problemi, kryebashkiaku Beci do të japë llogari.

Postimi i plotë i këshilltares demokrate Eliona Kodra Shkreli:

“Banorët e Postrribës protestuan sot para Bashkisë Shkodër për çështjen e ndotjes së ujit të pijshëm si pasojë e punimeve në dy gurore që operojnë në atë zonë, njëra prej të cilave shumë pranë ujësjellësit.
E drejta për të protestuar është e drejtë demokratike dhe përgëzoj banorët që nuk ndalen përballë këtij shqetësimi I cili bëhet edhe më I rëndë kur mendon se fëmijët e vegjël detyrohen të konsumojnë ujin e ndotur në shkolla.
Kam qënë pranë banorëve më protestën e parë duke I dhënë mbështetjen time të plotë si anëtare e Këshillit Bashkiak për kauzën mëse të drejtë të tyre, duke e çuar këtë problematikë për diskutim edhe në mbledhjen e 31 Janarit 2024 në Këshillin Bashkiak!
Sot, banorët morën premtimin e zgjidhjes nga kreu I Bashkisë z.Beci, i cili u tha atyre se projekti për zgjidhjen e këtij problemi është gati dhe se do realizohet brënda 6 muajsh prandaj i bëj thirrje kryebashkiakut të bëjë publik projektin e hartuar në mënyrë që premtimi I sotëm të jetë I besueshëm dhe jo gënjeshtra e radhës.
Gjithashtu, i siguroj banorët se nëse problemi I tyre nuk gjen zgjidhje, do vazhdoj të jem krah tyre në protesta dhe të ‘kërkoj llogari’ në sallën e Këshillit Bashkiak deri në arritjen e zgjidhjes.
Shpresoj që banorët e Postrribës të bëhen shembull frymëzimi edhe për 180 personat e larguar nga puna, të cilët duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të protestuar ndaj padrejtësisë që është bërë nga administrata bashkiake ndaj tyre.
Pa reagim, s’ka zgjidhje…Frika nuk duhet të ekzistojë pasi populli është sovrani ndërsa institucionet janë në shërbim të sovranit!”, shkruan Shkreli.