Ballina Sport Hong Kongu akuzon Messin për “motive politike”

Hong Kongu akuzon Messin për “motive politike”

59
0

“Messi nuk duhet të lejohet më kurrë të rikthehet në Hong Kong”.

Mediat, politikanë dhe tifozë nga Honk Kongu janë tepër të zemëruar që Messi luajti në një ndeshje në Japoni, disa ditë pasi ai qëndroi në stol në një ndeshje të shumëpritur në Hong Kong.

Mediat kanë akuzuar Messin dhe klubin e tij, Inter Miami, për “motive politike” dhe synim për “të turpëruar Hong Kongun”.

Të dielën ai mbeti në stol pas një pretendimi se ai ishte dëmtuar. Në të njejtën ditë kur Messi luajti në Japoni, ai u shpreh se ndjehej i penduar që nuk mundi të luante në Hong Kong për shkak të dëmtimit.

“Shpresoj që një ditë do të kemi mundësinë të kthehemi dhe t’u japim tifozave dhe miqve tanë më të mirën tonë“, shtoi Messi.