Ballina Sport Interi ‘përmbyt’ 2-4 Romën në rebeshin e ‘Olimpicos’, zikaltërit vijojnë kryesimin e...

Interi ‘përmbyt’ 2-4 Romën në rebeshin e ‘Olimpicos’, zikaltërit vijojnë kryesimin e Serie A

134
0

Interi ecën me hap kampioni. Zikaltërit fituan 2-4 në “Olimpico” kundër Romës për raundin e 24 në Serie A. Heroi i miqve nga Milano ishte Marcus Thuram, që riktheu epërsinë e zikaltërve. Dueli u zhbllokua në të 17 minutë nga Acerbi, që i dha epërsinë djemve të Inzaghit.

Vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe në pjesën e parë përmbysën gjithçka me Mancinin dhe El Shaaraëy për 2-1. Në pjesën e dytë, Thuram barazoi në të 49 minutë, para se sulmuesi të detyronte Angelinon të shënonte në portën e vet për rezultatin 2-3. Në fund (90+3′) Bastoni “vulosi” shifrat për 2-4, teksa nuk kishte minuta për Kristjan Asllanin. Në rebeshin e “Olimpicos”, trajneri Daniele De Rossi pëson humbjen e parë me verdhekuqtë.