Ballina Politika ‘O sot o kurrë’/ Berisha publikon sloganin e protestës: 20 shkurti, dita...

‘O sot o kurrë’/ Berisha publikon sloganin e protestës: 20 shkurti, dita e fitores dhe e dridhjes së themeleve të monizmit të Ramës…!

103
0

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka postuar në rrjetin social “facebook” sloganin e protestës së 20 shkurtit.

Ai e ka cilësuar 20 shkurtin si ditën e fitores, ndërsa i fton të gjithë qytetarët në Tiranë.

Berisha ka zbuluar se protesta do të mbahet pasdite në orën 17:30.

“O sot o kurrë! Betejë pa kthim. Mosbindje civile për dinjitetin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve,” shkruhet në video.

Nga partia demokratike e drejtuar nga “Rithemelimi”, u bë me dije pak ditë më parë, se po punohet me të gjithë rrethet për këtë protestë, ndërsa pritet që në shesh të jetë çdo shqiptar që e do vendin vet, edhe nëse jeton në emigrim.